Lajmi i fundit:Rama propozon ish-kreun e SHISH-it, Visho Ajazi Lika si ambasador në…
Visho Ajazi Lika, ish-kreu i SHISH, është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ambasador i Shqipërisë në NATO.
Propozimi i është drejtuar Presidentit Ilir Meta. Ai, në bazë të Kushtetutës, ka të drejtën e dekretimit ose jo të propozimit.
Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i drejtorit të Shërbimit informativ të Shtetit. Presidenti ende nuk ka firmosur dekretin për emërimin e pasuesit të tij në këtë detyrë, edhe pse kryeministri ka dhënë si propozim nënkryetarin e këtij institucioni.
Burimi: Syri
13.11.2017