Axhenda e Kryeministrit Rama ka nisur në zyrën e Kryebashkiakut Sejdini.
Pas përshëndetjeve të rastit, Sejdini i ka kërkuar atij investime emergjente për Bashkinë Elbasan.
Sejdini ka dhënë alarm për përroin e Zaranikës. Në tavolinë ai ka paraqitur projektin për reabilitimin emergjent të këtij përroi.
Zaranika historikisht ka qenë rrezik emergjent për Elbasanin. Por rreziku i tij rritet sa herë vinë rreshjet.
Një dalje e mundshme nga shtrati përmbyt gjysmën e qytetit. Aq më tepër për zonën informale me qindra shtëpi në dy anët e këtij përroi.
Projekti i paraqitur ka kohë që rri në sirtaret e Bashkisë.
Kreu i Bashkisë ka gjetur rastin për t’ia bërë alarmante gjendjen.
Shtrati i këtij përroi është shkatërruar i tëri. Edhe argjinatura e tij po kështu. Reshjet e shiut, që janë shtuar kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Investimi për këtë kërkon miliona euro.
Elbasani mbetet me shpresë nëdakortesinë që mund të ketë ndodhur midis dy titullarëve.
Alfrida Danushi
22.01.2019