Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do t’u publikojë emrat si dhe rrezikojnë të mos kandidojnë krerët e bashkive të majta, të cilët janë treguar indiferentë në hapjen e zyrave të bashkëqeverisjes si dhe në trajtimin e ankesave të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes. Për performancën e secilës bashki në raport me bashkëqeverisjen ka një raport, ku pasqyrohet bilanci i njësive vendore.
Rama fotografon “biografinë”e bashkiakëve, bilanci,ja kush kandidon…
Në krye të listës për numrin e ankesave të zgjidhura dhe të adresuara qëndron Bashkia e Tiranës, me 166 ankesa të përfunduara dhe me 40 në proces. Më pas vjen, Bashkia e Vlorës, me 46 ankesa të përfunduara dhe me 21 në proces, e ndjekur nga Bashkia e Fierit me 42 ankesa të përfunduara dhe 7 në proces. Lista vijon me Bashkinë e Elbasanit me 38 ankesa të përfunduara dhe 10 në proces, e cila ndiqet nga Bashkia e Korçës, me 28 ankesa të përfunduara dhe 5 në proces. Bashkia e Durrësit ka përfunduar 20 ankesa, ndërsa 10 janë në proces. Bashkia e Dibrës ka përfunduar tre ankesa, ndërsa tre i ka në shqyrtim. Në raport janë përfshirë edhe dy bashki që drejtohen nga përfaqësues të LSI, Bashkia e Beratit me 21 ankesa të përfunduara dhe 21 në proces, si dhe Bashkia e Gjirokastrës, me 8 ankesa të përfunduara dhe 8 në proces.
Ndërkaq, një numër i konsiderueshëm i bashkive që drejtohen nga përfaqësues të Partisë Socialiste nuk figurojnë në raportin e dytë 5 mujor të bashkëqeverisjes. Nuk figurojnë as në raportin e parë dhe as në raportin e dytë të bashkëqeverisjes bashkitë Tepelenë, Sarandë, Maliq, Divjakë, Gramsh, Peqin, Belsh, Urë Vajgurore, Poliçan, Roskovec, Konispol, Mirditë, Himarë, Fushë-Arëz, Libohovë, Kolonjë, Pukë, Skrapar, Has. Pustec, Këlcyrë, Kurbin, Rrogozhine, Librazhd, Finiq, Lushnje, Memaliaj, Patos, Shijak, Kuçovë. Krujë dhe Malësi e Madhe. Gjithashtu, në raport nuk janë përfshirë bashkitë që drejtohen nga Partia Demokratike, të cilat sigurisht nuk i janë bashkuar nismës së qeverisë për bashkëqeverisje me qytetarët. Gjithashtu, nuk figurojnë edhe pesë bashki të tjera që drejtohen nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Rama kalon në “sitë” kryebashkiakët, ja kush rikandidon…
Kushti për rikandidim. Angazhimi dhe performanca e krerëve socialistë të bashkive do të jetë kush i rëndësishëm për t’i rikonfirmuar si kandidatë potencialë për një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të 2019. Kushti është artikuluar disa herë nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Gjithashtu, Partia Socialiste ka ngritur një grup pune për vlerësimin e performancës së kryetarëve të saj në bashki. Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor. Do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.
Rezultatet e vlerësimit të performancës
Bashkitë e majta sipas arritjeve në trajtimin e ankesave. Bashkia Tiranë, përfunduar 166 ankesa, në proces 40. Bashkia Vlorë, përfunduar 46 ankesa, në proces 21. Bashkia Fier, përfunduar 42 ankesa, në proces 7 Bashkia Elbasan, përfunduar 38 ankesa, në proces 10. Bashkia Korçë, përfunduar 28 ankesa, në proces 5. Bashkia Durrës, përfunduar 20 ankesa, në proces 10. Bashkia Berat, përfunduar 21 ankesa, në proces 21. Bashkia Gjirokastër, përfunduar 8 ankesa, në proces 8. Bashkia Dibër, përfunduar 3 ankesa, në proces 3.
Bashkitë e majta pa bilanc në bashkëqeverisje
Bashkitë e majta pa bilanc në bashkëqeverisje. Bashkia Tepelenë. Bashkia Sarandë. Bashkia Maliq. Bashkia Divjakë. Bashkia Gramsh. Bashkia Peqin Bashkia Belsh. Bashkia Urë Vajgurore. Bashkia Poliçan. Bashkia Roskovec Bashkia Konispol. Bashkia Mirditë. Bashkia Himarë. Bashkia Fushë-Arëz. Bashkia Libohovë. Bashkia Kolonjë Bashkia Pukë. Bashkia Skrapar. Bashkia Has. Bashkia Pustec. Bashkia Këlcyrë Bashkia Kurbin. Bashkia Rrogozhinë. Bashkia Librazhd. Bashkia Finiq. Bashkia Lushnje. Bashkia Memaliaj. Bashkia Patos. Bashkia Shijak. Bashkia Kuçovë. Bashkia Krujë. Bashkia Malësi e Madhe. Degët e PS, performanca e regjistrimeve në portal. PS Lushnje, 1 %. PS Delvinë, 2 %. PS Devoll, 2 %. PS Elbasan, 3 % PS Mallakastër, 3 %. PS Peqin, 4 %. PS Durrës, 5 % PS Tiranë, 6 %. PS Kurbin, 6 %. PS Kavajë, 7 %. PS Kukës, 7 %. PS Divjakë, 7 % PS Shkodër, 8 % PS Lezhë, 8 % PS Klos, 8 %. PS Finiq, 8 % PS Vau Dejë, 8 % PS Cërrik, 8 % PS Malësi i Madhe, 8 % PS në Kolonjë, 8 %. PS Tropojë, 9 % PS në Vlorë, 9 % PS Patos, 9 % PS Libohovë, 9 %. Sipas shifrave të mësipërme dhe ato në vijim do bëjnë dhe vlerësimin..
Vladimir Muçaj
22.06.2018