Kryeministri, Edi Rama ka shkruar sërish sot në rrjetin social “Facebook” teksa fton studentët dhe pedagogët për dialog në lidhje me kërkesat e tyre. Shefi i qeverisë shkruan se do të jetë drejtpërdrejt në rrjetin social. Për këtë ka ripërsëritur faktin se të gjithë studentët e interesuar janë të mirëpritur të diskutojnë për shqetësimin e tyre.
“MIRËMËNGJES ? dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe. Me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin. Ju uroj një javë të mbarë?”, shkruan Rama.
Studentët kanë adresuar 8 shqetësime duke theksuar se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e tyre. Përmes një shkrese zyrtare, studentët kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe tek kreu i qeverisë, si dhe tek kreu i legjislativit, Gramoz Ruçi.
Protesta e studentëve vijon prej 6 ditësh para godinës së ministrisë së Arsimit . Ato nuk do të ndalen derisa të arrijnë qëllimin e tyre.

Majlinda Dumi
10.12.2018