Rama drejtuar studentëve:Duhet lëvizje e bashkuar qeveri-studentë për arsimin.Kryemistri Edi Rama i ka ftuar në dialog studentët edhe pse protesta vijon që në orë 10 te mëngjesit.
Rama drejtuar studentëve:Duhet lëvizje e bashkuar qeveri-studentë për arsimin

Në një postim në fb, Rama shkruan: Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00.
Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i studentëve, të cilët vijojnë të theksojnë se nuk do të pranojnë asnjë negociatë me qeverinë, por vetëm realizim të kërkesave të tyre.
Kryeministri Rama thotë se duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar.
Rama: Nuk dua që këta të shpërndahen duke marrë një fitore momentale. Ashtu si nuk dua të rrinë të mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik e mediatik.
Duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Duhet një bashkim i domosdoshëm mes nesh i qeverisë studentëve dhe pedagogëve.
Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keqadministrimit terësor të universitetit. Studentët nuk e bëjnë dot pa qeverinë dhe qeveria nuk e bën dot pa ata.
Për mua është gjëja më e lëhtë të bëj një manovër politike për të shuar protestën.
Arela Male
09.12.2018