Kryeministri Edi Rama gjatë dëgjesës në kuadër të “Llogaridhënies” në Himarë pati një debat me një banor, i cili u ankua për kryebashiakun e Himarës duke e akuzuar se nuk i ka dhënë kullotën në Vuno.
Rama debat me banorët në Himarë: ‘Po e tepron, na turpëron …
ERTV Live😊: Himarë – LLOGARIDHENIA PUBLIKE Bashkëqeverisja me qytetarët, një sfidë e madhe për ta kthyer në çdo hap, në një koalicion real qeverisës të Partisë Socialiste me njerëzit e zakonshëm për Shqipërinë që duam🇦🇱🇪🇺
Publiée par Edi Rama sur Vendredi 22 juin 2018
Debati:
Banorja: Nuk po na jepet e drejta për kullotat për kopenë në Vuno, vetëm ne jemi.
Kryebashkiaku Goro: U kemi dhënë përgjigje, nuk keni bërë procedurat e duhura, e kemi parë me kujdes çdo gjë.

Rama: Ai po të jep përgjigje, duhet ta dëgjosh. Po i shoh dokumentet, kjo nuk bëhet duke ndërprerë njeri-tjetrin, na turpëron edhe Vunoin, na e nxjerr sikur është vendi i njerëzve me 39. Mos na nxirr namin e keq. Të lutem se po e tepron. Mos se do të thonë u zunë vunjotësit me njëri-tjetrin. Ca qengji urtë ti?! Ti paske edhe 300 të tjerë pas. Do të shikojmë mundësinë që ta shpallim edhe gruan heroinë të punës, që të përballon ty.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
22.06.2018