Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»OPOZITA»Rama akuzon Imamin: Ushtria po përgjon opozitën
Rama akuzon Imamin: Ushtria po përgjon opozitën

Rama akuzon Imamin: Ushtria po përgjon opozitën

8 vite më parë Komento

Deputetët socialistë nuk lejohen të kontrollojnë Ministrinë e Mbrojtjes. Ministria: Nuk kishin axhendë të qartë

Opozita ka vijuar akuzat ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, duke hedhur dyshime të tjera edhe më të rënda se sa sulmet për trafik armësh. Duke iu referuar refuzimit të kërkesës së deputetëve socialistë për kontroll në këtë ministri, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor, ka deklaruar se opozita e di mirë çfarë po kërkon të fshehë ministri Arben Imami dhe se trafiku i armëve i zbuluar së fundmi, është vetëm “maja e Ajsbergut” e korrupsionit dhe shkeljeve flagrante të Kushtetutës.

“Vetëm para një ore një anëtar i këtij këshilli, ministri për mbrojtjen Arben Imami, refuzoi kontrollin parlamentar në ministrinë që është kthyer në fole parash dhe punësh të pista. Çfarë synon të fshehë Arben Imami duke penguar deputetët e opozitës të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese?!  Ne e dimë mirë se çfarë fsheh, sepse i kemi të gjitha informacionet e besueshme se në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë aktualisht sundon një korrupsion që është bërë shqetësues edhe për vetë aleatët e Shqipërisë në NATO. Ashtu sikundër kemi informacione të besueshme nga brenda Ministrisë së Mbrojtjes se trafiku i sapozbuluar i armëve është vetëm maja e ajsbergut të një veprimtarie të paligjshme që shtrihet deri në përdorimin e mjeteve të ushtrisë për përgjime me natyrë politike. Pra, imuniteti, aktualisht, nuk e mbron dot opozitën as nga përgjimi i paligjshëm i përfaqësuesve të saj. Për të cilin unë i siguroj të gjithë përgjuesit e zellshëm ilegalë se do të përgjigjen për shkelje të rëndë të ligjit, pasi në zgjedhjet e ardhshme t’i kemi dhënë lamtumirën Këshillit të Miliarderëve në Qeveri”, deklaroi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Më herët, deputetët socialistët nuk u lejuan sërish të kryejnë kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas këtij refuzimi, nënkryetari i Komisionit Ilir Gjoni e cilësoi ‘puç kushtetues’.

“U gjendëm përpara një rasti flagrant të shkeljes së Kushtetutës, madje unë do ta quaj një puç kushtetues. Është për të ardhur keq që ky ministër, i cili ka qenë një ndër hartuesit e Kushtetutës, të jetë edhe shkelësi më i rëndë i Kushtetutës dhe ligjeve ne fuqi. Në historinë e Komisionit të Sigurisë në këto 20 vjet, unë nuk di të ketë pasur një rast të tillë. Unë kam qenë koleg me zotin Imami, kam pasur një përshtypje tjetër”, tha nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni.

Por Ministria e Mbrojtjes me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ervin Kulluri, iu përgjigj akuzave duke pretenduar se socialistët nuk kishin një axhendë të qartë për kontrollin.

“Pretendimi se ka një kërkesë të rregullt për kontroll apo mbikëqyrje në përputhje me procedurat parlamentare nuk qëndron. Më duhet të sqaroj që Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Kushtetutës dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësisht, ashtu siç u ra dakort, grupi i deputetëve nuk paraqiti kërkesën sipas procedurave parlamentare për të drejtën e mbikëqyrjes kuvendore”, deklaroi Kulluri.

10 korrik 2012

Burimi: Gazeta Shqip

lajm i fundit lajme opozita politika 8 vite më parë
admin
Etiketime lajm i fundit lajme opozita politika
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Dhori Kule: “Akuzat ndaj meje, për…

Pasardhëse

Kosovë, sulmohet gazetari Halil Matoshi (burimi:…

Të Ngjashme

PS: Imami po zhvat pronat e ushtrisë

admin 8 vite më parë

Lideri i opozitës: Nuk ka arnime në gusht dhe në shtator

admin 8 vite më parë

Rama: Ndryshim serioz Kushtetutës. Imuniteti, vetëm fillimi

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com