Qyteti i Fierit së shpejti do të ketë shkollë baleti. Nuk do të jetë më vetëm shkolla artistike shumëvjeçare “Jakov Xoxa”. Të rinjëve me prirje baletin do u vijë në mbështetje hapja e një shkolle të mirëfilltë baleti. Këtë e tha për Lajm-Shqip pak minuta më parë kreu bashkiak Armando Subashi.
Së shpejti qyteti i Fierit do të ketë shkollë baleti.
Po sipas kreut bashkiak Armando Subashi, punimet restauruese kanë filluar në një objekt për çeljen e shkollës së re. Në Fier fuksionojnë disa mini akademi private për balet. Gjithashtu petagogia e mirënjohur e baletit Kozeta Bakiu ka ardhur shpesh në Fier. Ajo ka zhvilluar me dhjera kurse praktike me të rinjë e të reja të cilët dashurojnë baletin. Hapja e shkollës së premtuar do të thotë një mundësi plus për balerinët e ardhshëm fierak dhe jo vetëm.

Për Lajm-Shqip
Vladimir Muça