Qeveria zbarkon në Korçë, ja axhenda nga Lajm-Shqip.com. Zbarkon në Korçë qeveria shqiptare. Me një axhendë tepër të ngjeshur me aktivitete, qeveria do të jetë në juglindje këtë fundjavë.
Lajm-Shqip.com ka mundur të zbardhë axhendën tre ditore të qeverisë.
Qeveria zbarkon në Korçë, ja axhenda nga Lajm-Shqip.com

Ndalesa e parë do të bëhet në qytetin liqenor. Kryeministri Rama së bashku me ministrin e energjitikës dhe transporteve, Damian Gjiknuri do të kryejnë një inspektim në tunelin panoramik në hyrje të Pogradecit.
Më pas ndalesa e dytë do të bëhet në bashkinë e Pustecit, një event për 100 fshatrat. Do të zhvillohet një diskutim i përbashkët. Tema kyçe e axhendës do të jetë mbledhja e këshillit të ministrave.
Takimi do të kryhet ditën e nesërme në shtëpinë e flamurit, në pedonalen e qytetit.
Ndërsa pas mbylljes se mbledhjes do të mbahet edhe një konferencë nga kryeministri Rama. Axhenda 3 ditore ka sjellë edhe masa të shumta të policisë për mbarëvajtjen e vizitës së qeverisë.
Për lajm-shqip:
Ledjona Xheladinaj
28.09.2018