Qeni kujdeset për këlyshin e luanit, ja si e mban…
Në kopshtin zoologjik të Sri Lanka-s, një qen është kujdesur për një këlysh luani disa javë. Kur nëna e luanit të sapolindur vendosi të mos kujdesej për të, këlyshi iu dërgua një qeni që sapo kishte lindur. Sipas pronarit të qenit, Heshan Mendis, qeni nuk e pranoi të mbante këlyshin, por më vonë ndryshoi.
Qeni kujdeset për këlyshin e luanit, ja si e mban…
“Pas pesë, gjashtë orësh, qeni ndryshoi. Dhe ajo e trajtoi luanin e vogël si këlshin e saj. Ajo e lëpiu dhe i dhuroi shumë dashuri, ndoshta më shumë se këlyshëve”, tha Heshan.
Për tre javë ai u kujdes për këlyshin. Qentë e tjerë e pranuan atë si vëllain e tyre.
Më pas atij iu gjend një tjetër vend strehimi, pranë një kopështi zoologjik.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
18.10.2018