Ju tregojmë një video prekëse ku qeni besnik përpiqet të ringjallë mikun e tij, qentë janë të mirënjohur për besnikërinë e tyre.
Banorët u bënë dje dëshmitarë të një skene ku një qen besnik u përpoq të ringjallte një tjetër qen i cili ishte vrarë nga një makinë.
Sipas Daily Mail video u xhirua në Yibin, në jug-perëndim të Provincës Sichuan të Kinës.
Qeni i verdhë u përplas dhe u vra ndërsa po kalonte një rrugë para një hoteli.
Ai u la në mes të rrugës duke u përpëlitur.
Asnjë nga shoferët kalimtar ose këmbësorët nuk u ndalën për ta ndihmuar atë.
Një grua e cila punonte aty pranë në një dyqan, tha se i kishte parë shpesh qentë të rrinin bashkë dhe se pa qenin e zi të mundohej të ringjallte trupin e ngordhur të qenit të verdhë në rrugë.
Nuk ka ligj në Kinë për të mbrojtur qentë e kafshëve dhe kafshë të tjera të vogla.
Ndërgjegjësimi i publikut për mirëqenien e qenve është relativisht i ulët në krahasim me Perëndimin.
www.lajm-shqip.com