Qendra e Tiranës pa drita: UKT prish kabllin kryesor. Një zonë e qendrës së Tiranës ka prej dy orësh pa energji elektrike pasi UKT ka prishur kabllin kryesor. Në rrugën Andon Zako Çajupi tek Pallatet e Aviacionit banorët janë irrituar pasi askush nuk i dëshon.
Qendra e Tiranës pa drita: UKT prish kabllin kryesor.
Kanë lajmëruar OSHE-në por deri tani nuk ka mbërritur asnjë teknik për të rregulluar defektin. “I kemi kërkuar mbi 20 herë thonë po po, por deri tani askush se çan kokën”, thotë një banor i zonës. Në vend kanë mbërritur dy policë të rendit, por normalisht ata s’kanë punë e nuk zgjidhin asgjë. Në këtë zonë janë përqëndruar një numër i madh biznesesh, baresh e hotelesh ku ka shumë turistë. Një grup ndërkombëtarësh pritnin që të mbanin një takim të rëndësishëm, por ka disa orë që ata nuk arrijnë dot të nisin takimin.

Për Lajm-Shqip
Ylli Pata
04.06.2018