Qëllohet me armë zjarri godina e Njësisë Administrative Blinisht/ Dëme materiale…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Lezhë.
Godina e Njësisë Administrative Blinisht është qëlluar më armë zjarri.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar.
Raportohet vetëm për dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Erjona Keta
01.02.2019