WhatsApp ekziston thuajse në të gjithë smartphone-t si një mënyrë më e lehtë komunikimi. Mirëpo a e njihni vërtet potencialin e tij të plotë?
Nuk dëshironi që dikush të shikojë bisedat tuaja? Dëshironi të bëheni të padukshëm në listën tuaj të kontakteve? Doni që teksti juaj të ndryshojë nga ai i të tjerëve?
Ja disa truke që duhet të dini lidhur me shërbimet që ofron WhatsApp.
1-Bëhuni i padukshëm në listën tuaj të kontakteve.
Nëse nuk dëshironi që të gjithë t’ju shohin në internet, të kontrolloni statusin, foton ose informacionet personale të ndryshme atëherë bëhuni i padukshëm për to.
Kjo është shumë e thjeshtë. Për Android: Shkoni tek Menu > Settings > Account > Privacy.
Ndryshoni cilësimet lidhur me shikimin e të dhënave personale. Për iOS: Shkoni tek Settings > Privacy. Pastaj ndryshoni cilësimet tuaja atje.
2-Të theksoni mesazhet tuaja. Ju mund të theksoni shkrimin tuaj duke e bërë atë Bold, Italik etj.
Duke zmadhuar ose ndryshuar krahasuar me tekstin dhe fontin normal që ka WhatsApp-i.
-Nëse dëshironi mesazhin tuaj në italik, vendosni vijën poshtë në të dyja anët e tekstit. p.sh. _text_ -Nëse dëshironi mesazhin tuaj në Bold përdorni butonin yll në të dy anët e tekstit *text*
-Nëse dëshironi që të shkruani në tekst me vijë në mes atëherë vendosni shenjën e valëzuar në të dyja anët e tij ~ message ~
3-Si të dërgoni një mesazh në grup pa krijuar një grup chat-i. Për të krijuar një mesazh ne grup shkoni te Chats > Menu > New broadcast. Shtypni shenjen “+” ose futni emrat e marrësve.
Mesazhi do t’ju dërgohet çdo marrësi që keni zgjedhur. Përgjigjet e tyre do të shihen vetëm nga ju dhe jo nga kontaktet e tjera në listë.
4-Si ta kuptoni që ju kanë bllokuar. Ka disa shenja të bllokimit në disa biseda: -Ju nuk e shikoni kohën kur një kontakt u pa për herë të fundit në internet.
– Nuk shikoni foton e tij apo statuset e tij te fundit.
-Të gjitha mesazhet tuaja janë të shënuara një herë (mesazhi është dërguar), por jo dy herë (mesazhi është dorëzuar).
-Ju krijoni një bisedë grupi, por nuk mund të shtoni një kontakt (që ndoshta do të thotë se jeni bllokuar).
5-Si të dëgjoni vetëm ju mesazhet zanore.
Çdo gjë është mjaft e thjeshtë: mbani telefonin tuaj në vesh, dhe WhatsApp do të ndryshojë mënyrën altoparlantë në altoparlantë të brendshëm që e dëgjoni vetëm ju në vesh. Ky aplikacion di shumë më tepër sesa mund ta imagjinoni.
6-Si ta kuptoni që dikush tjetër po ju lexon mesazhet, citon Pikanrte.
Hapni Menu dhe shtypni WhatsApp Web.
Nëse aplikacioni ju fton të ndiqni lidhjen e Web.Whatsapp, skanoni kodin QR dhe përdorni WhatsApp në kompjuterin tuaj, është mirë. Kjo do të thotë se askush tjetër nuk lexon WhatsApp tuaj nga PC e tyre duke përdorur WhatsApp Web.
Nëse shihni një tab “Computers” dhe një listë të sesioneve të hapura, të cilat nuk kanë të bëjnë me aktivitetin WhatsApp, është arsye për t’u shqetësuar. Kjo mund të sinjalizojë se dikush tjetër po lexon bisedat dhe prolin tuaj.
www.lajm-shqip.com