Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet shkodrani…
Vijon puna e policisë për kapjen e personave në kërkim dhe me preçedentë penale. Rasti i fundit është regjistruar në qytetin e Shkodrës. Teksa qarkullonte me armë zjarri është arrestuar një 54-vjeçar.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S. K. 54 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër.
Masohet se gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë. I arrestuari nuk dispononte asnjë leje për mbajtjen e armës së zjarrit. Ndërkaq, vijon puna e policisë për ndalimin e personave problematikë.
Ledjona Xheladinaj
23.02.2019