Gjatë një kontrolli në pikën kufitare të kalimit të Qafë Thanës në dalje të Republikës së Shqipërisë u ndalua një shtetase e cila rezultonte person i shpallur në kërkim.
Sipas burimeve në këtë pikë kufitare shtetësja e ndaluar është Lindita Dedaj (Kadeli), 44 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestohet një shtetase në pikën kufitare të kalimit të Qafë Thanës.
Po të njëjtat burime thonë se ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendim të formës së prerë nr 331 datë 15.11.2016, e ka dënuar këtë shtetase me 1 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në momentin e arrestimit 44 vjeçarja ka pranuar veprën për të cilën ishte e shpallur në kërkim.
Fillimisht nuk i është bindur urdhërit të shërbimeve të policisë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Për lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj