Qafë – Thanë, policia kufitare arreston një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 5 vite burg për “Mashtrim ekonomik”.
Sipas informacioneve, 61-vjecari u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë.
Qafë – Thanë
Më datë 03.12.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Ruzhdi Muharremi, 61 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni.
Ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore në Varazdin-Kroaci, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar numër 30 K-289/12-29, datë 04.05.2016 për veprën penale:
“Mashtrim ekonomik”, parashikuar nga neni 293/1 i Kodit Penal Kroat.
Maksimumi i dënimit është 5 vjet burgim.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj