Djali i një gruaje që u lejua të punojë në supermarket dhe pas diagnostikimit të saj me alzhaimer, flet për impaktin pozitiv që pati kjo gjë tek nëna e tij.
Ai falenderon supermarketin për mundësinë që i dha asaj.
Doron Solomon ka shkruar se supermarketi nuk e ndihmoi nënën e tij thjesht me mbajtjen e saj në punë.
Por gjithashtu i ofruan asaj mundësinë që të merrte kualifikimet e duhura në mënyrë që të vazhdonte më tej.
Doron Solomon ka shkruar në Twitter:
“Mamaja ime ka Alzhaimer. Sëmundja filloi ta prekë atë në fillim të 50-ave.
Kjo është një sëmundje e vështirë për t’u diagnostikuar klinikisht, teksa është në fazat fillestare.
Alzhaimer për ata që nuk e dinë është më tepër se humbje e kujtesës.
Ai ndikon: Humorin, aftësitë shoqërore, disorientimin, emocionet.
Mund të ju bëjë agresivë, rrit lodhjen, paaftësinë për të marrë vendime”.

Kur e ëma filloi të tregonte qartë se po kishte shenja të sëmundjes, ajo punonte si llogaritare.
Më pas u pa qartë se ajo nuk mund ta bënte më këtë punë në mënyrë efektive.
Punoi në supermarket edhe pasi u diagnostikua me Alzhaimer
Ndërsa ishte ende e aftë të punonte, ajo aplikoi për punë tek Sainsbury.
Mblidhte porositë që njerëzit bënin në mënyrë që ato të shpërndaheshin më pas.
Fakti që ajo kishte një qëllim, dhe rrethohej nga miq në punë e ndihmuan atë të ndihej si të gjithë të tjerët.
Ajo në fillim u vendos si përzgjedhëse në skuadrën e dërgimit të porosive.
Më pas u caktua të pastronte kutitë që shpërndaheshin tek klientët.
Ajo pati ulje në detyrë dhe kjo duket si një gjë e vrazhdë thotë Solomon, por për të ato punë në dukje bazike kishin tepër rëndësi.
Ndonjëherë ajo mbërrinte në dyqan e hutuar, por kompania kujdesej për të.
Ato ndryshuan dhe oraret e punës së saj, duke ju përshtatur orëve të gjumit.
Babain e Solomonit grupi menaxherial e thërriste disa herë të shkonte në punë kur gruaja shfaqej e hutuar. Ai kujtonte se ato e thërrisnin që t’i tregonin se do ja pushonin gruan nga puna, por në fakt ato vetëm e pyesnin atë se çfarë mund të bënin më tepër për të përmisuar gjendjen e saj.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Sainsbury tha: “Mami i Doronit ishte një kolege e dashur dhe frymëzuese për të gjithë ne. Dëshirojmë ta falënderojmë për vitet e shërbimit të saj dhe t’i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”.
Alzhaimeri është një sëmundje që prek përgjithësisht moshat mbi 65 vjeç.
Kjo sëmundje prek edhe të rinjtë në raste më të rralla.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
05.03.2018