Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KURIOZITETE»Punët e shtëpisë duhen ndarë përgjysmë!
Punët e shtëpisë duhen ndarë përgjysmë!

Punët e shtëpisë duhen ndarë përgjysmë!

9 vite më parë Komento

Dëshiron që partneri të angazhohet më shumë në punët e shtëpisë? Nuk është e drejtë që gruaja të kujdeset për gjithçka: punët e shtëpisë nuk janë prerë me thikë për t’u bërë vetëm nga femrat. Disa këshilla për të ndërgjegjësuar burrat që t’ju japin një dorë

punet e shtepise lajm-shqipKur ua vë në dukje këtë të metë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose sikur nuk dëgjojnë. Ndodh që mund të të ndihmojnë ndonjëherë, por pastaj fillon gjendja e mëparshme. Është gjithmonë gruaja që fut rrobat në lavatriçe, lan dyshemenë, gatuan, pastron, tund e shkund. Por kështu nuk shkon: te një çift që bashkëjeton, rregulli numër një është ndarja e punëve përgjysmë! Natyrisht, në qoftë se disa punë i preferon apo i bën mirë burri, lëreni atë që të merret me to dhe zgjidhni diçka tjetër për veten. Burrat duhen inkurajuar dhe lavdëruar kur bëjnë punë të mira, jo të përçmohen e shahen. Duhen ndërgjegjësuar se vetëm kur shtëpia është e pastër, mund të ftohen miq për darkë, ose për të parë një ndeshje futbolli, e kjo nuk është vetëm detyre e gruas, por e të dyve. Pastaj kur ka dashuri në mes, çdo gjë është më e lehtë e argëtuese dhe këtu futen punët e shtëpisë.

Kur është fjala për punët e pakëndshme, ato që kërkojnë më shumë angazhim dhe që janë të mërzitshme, ndajini çdo ditë përgjysmë: një herë i bën burri, një herë gruaja. Nëse doni që edhe burri të bashkëpunojë, mos përdorni fjalë të rënda, por përpiquni ta bindni duke e bërë të kuptojë se për të, mbajtja e shtëpisë në rregull duhet të jetë forcë zakoni, t’i burojë spontanisht. Duke mbajtur pastër folenë e dashurisë, mund ta bëni më të lumtur e të këndshme jetën në çift.

Mos e bezdisni vazhdimisht, duke u nevrikosur kur gabon për diçka: lëreni të përfundojë çdo gjë vetë. Për shembull nëse ka larë rroba të bardha në lavatriçe (largoni veshjet intime dhe rrobat delikate) dhe pa dashje i ka ngjyrosur për shkak të një bluze me ngjyrë, ndihmojeni dhe këshillojeni që herë tjetër të mos gabojë. Kur bën punë të mira, përgëzojeni, sepse kështu do ta bëni të ndihet i zoti dhe i denjë. Mos i korrigjoni gabimet e tij, përkundrazi, nëse ka harruar të bëjë pazarin, për shembull, darkoni jashtë dhe si dënim, lëreni atë të paguajë.

Bëjani të qartë se punët e shtëpisë kanë një orar të caktuar: për shembull, rrobat duhen nderë në mëngjes, jo në darkë. Natyrisht për të organizuar më mirë punët duhet që klima mes të dyve të jetë e qetë: për shembull kur punoni, vini në sfond muzikë; pushoni pak kur lodheni dhe mos pretendoni nga partneri që kur të lajë dyshemenë apo enët të shkëlqejnë si pasqyrë. Kjo do të jetë e mundur vetëm pasi ai të ketë mësuar dhe të ketë kuptuar se ndihma për punët e shtëpisë nuk është kusht, por bashkëjetesë.

Rregullat se kur duhen bërë punët e shtëpisë

Momenti më i mirë për të pastruar shtëpinë është mëngjesi. Ajri i freskët i orëve të para të ditës rigjeneron trupin dhe kthjellon mendimet. Qetësia e mëngjesit i jep gëzim pjesës tjetër të ditës.

– Ideale për të sistemuar gjërat dhe shtëpinë është në mbrëmje, para gjumit. Bashkë me këtë, sistemoni edhe mendimet, që kur të zgjoheni ditën tjetër të jeni me humor të mirë.

– Bëni punë në grup. Pastërtia është thelbësore për bashkëjetesën dhe ruajtjen e ekuilibrave. Duke pastruar ambientin ku jetoni, forconi edhe më shumë lidhjet me partnerin.

– Asnjëherë mos e shtyni për nesër atë që mund të bëni sot.

– Vishni rroba të thjeshta dhe shapka të rehatshme. Më mirë akoma nëse i përshtateni stinës, rroba të rënda në dimër dhe më të lehta në verë.

– Për sa u përket mjeteve të pastrimit, mos harroni fshesën dhe leckën tradicionale. Janë të lehta, manovrohen lehtë dhe përveç të tjerash, nuk kanë nevojë për energji elektrike që të punojnë.

– Riciklimi është shumë i rëndësishëm. Mos blini lecka të reja për të pastruar pluhurat, por përdorni rrobat e vjetra që nuk i vishni më.

– Banja dhe kuzhina kërkojnë kujdes të veçantë, jo vetëm për normat higjienike, por sepse janë vendet ku buron uji, që është një element shumë i rëndësishëm i jetës. Nëse janë të pastruara mirë, mbroni veten nga mikrobet dhe sëmundjet.

– Rrobat e lara në lavatriçe nderini me kujdes në ballkon. Pasi të jenë tharë mirë, mblidhini, palosini pastaj hekurosini.

20.11.2012

Burimi: Gazeta Shqip

barazia gjinore burri familja femrat gruaja jeta ne cift lifestyle meshkujt shtepia sociale www 9 vite më parë
admin
Etiketime barazia gjinore burri familja femrat gruaja jeta ne cift lifestyle meshkujt shtepia sociale www
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Shkodër, breshëri automatiku në qendrën studentore,…

Pasardhëse

Një shtëpi kaq e vogël që mund të katërfishohet VIDEO

Të Ngjashme

Itali, ja këngëtari shqiptar i përfshirë në trafik droge…

Itali, ja këngëtari shqiptar i përfshirë në trafik droge…

admin 3 vite më parë

Dhurata e cuditshme, të dashur prej çokollate për Shën Valentin

admin 9 vite më parë

Microsoft ndryshon logo për herë të parë në 25 vjet

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com