Publikohen pamjet e momentit kur 6 shtetas shqiptarë kanë terrorizuar pronarin dhe punonjësit e kompanisë ku punonin.
Madje, edhe i kanë grabitur ata nën efektin e kërcënimeve.
Publikohen pamjet
Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga Carabinierët e Corigliano Calabro me akuza për grabitje të rëndë kundër punëdhënësit të tyre italian.
Hetimi filloi nga ankesa e disa punonjësve të një kompanie dhe pronarit të së njëjtës pas dhunës së ushtruar nga gjashtë të dyshuarit me shtetësi shqiptare.
Me ndihmën e kamerave të sigurisë u mblodhën provat që treguan veprimet penale të kryera nga 6 të arrestuarit, të cilët thuhet se janë në lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.
Ende nuk dihen më shumë detaje rreth ngjarjes, apo rreth shkakuqeve që detyruan 6 shqipatrët të ndërmerrnin këtë akt të kundraligjshëm.
02.01.2018