Imazhi i gjarpërit përreth një shkopi është i njohur në fushën e mjekësisë. Këtë simbol pothuajse secili e ka parë në paketimet farmaceutike si dhe në spitale.
Mirëpo, ne e dijmë që kafshimi i gjarpërit është helmues dhe shpeshherë vdekjeprues, prandaj ky simbol në shikim të parë duket si një montim jo i përshtatshëm për mjekësinë.
Pse një gjarpër simbol i mjekësisë? Ja dy versionet që e sqarojnë …
Varianti i parë lidhet me teorinë “antihelmi i helmit është vetë helmi”. Nëse do merrnim një shembull: Kur pickohemi nga një akrep, të vjetrit na kanë thënë se ilaçi më i mirë është vetë helmi i tij.
Ne duhet të marrim një akrep, ta fusim në një kavanoz me vaj ulliri. Ai duhet të qnërojë disa ditë në këtë formë, dhe më pas me të duhet të lyejmë zonën ku na ka pickuar.

Megjithatë, emblema e lashtë e gjarpërit përreth shkopit ka një histori. Ekzistojnë dy versione që e sqarojnë simbolin e mjekësisë.
Sipas mitologjisë shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madheshtor Hermes i cili ishte njeri me krah, ishte një lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve.
Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve dhe për shkak se në atë kohë, mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre duhet ta kishin një shkop.
Më herët përreth shkopit ishin dy shirita të bardhë, por më vonë ata u zëvendësuan me gjarpërinjtë që lidhet me historinë e Hermesit, i cili ka treguar se me anë të shkopit i ka ndarë dy gjarpërinjë luftarak dhe kështu kanë mbetur gjarpërinjtë rreth shkopit në harmoni të balancuar.
Një tjetër përshkrim gjithnjë sipas mitologjisë tregon se Asklepi, i cili ishte ishte një gjysmëperendi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjellë njerëzit e vdekur përsëri në jetë; edhe ky kishte një shkop me gjarpër përreth.
Te grekët gjarpërinjtë konsideroheshin si të shenjtë dhe helmin e tyre e përdornin për shërim.
Helmi i gjarpërinjve është menduar të jetë sherues dhe shihej si simbol i rilindjes dhe ripërtëritjes, prandaj edhe ka mbetur simboli i mjekësisë me një gjarpër rrotull një shkopi.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
08.08.2018