Vendimi i kryesisë së PS-së për të shkrirë degën e Kukësit, ka shkaktuar tronditje të madhe.
Të ngjashme mund të lexoni:
Asambleja e PS-së së Kukësit ka kërcënuar selinë rozë se ky vendim do të përkeqësojë situatën.
“Zgjedhjet në PS Kukës kanë përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar.
Nuk ka mundësi të shkarkohet një asamble dhe të bëhet një e re vetëm për z. Safet Gjici.
Pasi koha e Monizmit ka përfunduar. Nuk pranojmë ndëshkime të pa argumentuara dhe me telefon.
Partia Socialiste si institucion, funksionon nëpërmjet Statutit.
Në Asamblenë e PS së Kukësit janë të gjithë të zgjedhur me votë të lirë dhe me një proçes të rregullt.
Kështu thuhet nëpërmjet deklarate të shpërndarë nga Asambleja e PS-së së Kukësit.
Prej kohësh dega në Kukës ka hyrë në konflikt me Safet Gjicin.
Ky i fundit, president i KF Kukësi nuk është pranuar si drejtues i degës.
Por Rama e ka caktuar Gjicin si të deleguar për qarkun, duke shmangur Mimi Kodhelin.
Ish-ministrja është dërguar në Has dhe Tropojë.
Asambleja e Partisë socialiste në Kukës kërcënon kryesinë se po ndan partinë dhe shkatërron strukturat.
Për Lajm-shqip
Ylli Pata