Edi Rama ka lëshuar sot një deklaratë që sipas të gjitha gjasave do të quhet “provokacion”.
Duke folur në Kuvendin e Kosovës, dy vendet duhet të kenë një politikë të jashtme dhe një kryetar shteti.
‘Provokacija’ e re e Edi Ramës në Prishtinë. Duke folur në Kuvendin e Kosovës ja çfarë propozon.
“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada të njëjta.
Pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare shpjegoi më pas idenë.
“Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales.
Por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur.
E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj.
Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi.
I një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”.
Ylli Pata
18.02.2018