Protestuesit “dhunojnë” kërpudhën në kryeministri /Rama: Këto s’janë shqiptarët
Protestuesit gjatë tubimit të sotëm, në tension e sipër kanë “dhunuar” kërpudhën e vendosur në ambjentet e kryeministrisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, Edi Rama.
Ai i ka kërkuar ndjesë artistit të famshëm, Carsten Holler i cili e dhuroi atë në Shqipëri, duke u shprehur se kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët.
Postimi i plotë:
KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve!
Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta.
Erjona Keta
16.02.2019