Protestë e dhunshme: Shoferët e furgonave, nuk lejojnë të udhëtojnë
Trembëdhjetë shoferë furgonash të pa liçensur për transport udhëtarësh janë proceduar penalisht.
Pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke shkaktuar edhe trazira në Dibër.
Bëhet fjalë për një protestë e cila zgjat prej ditësh në qytetin e Peshkopisë. Një grup drejtuesisht të furgonave të paliçensuar për transport udhëtarësh, pretendojnë se nuk i punëson për një subjekt i leçensuar për linjat Peshkopi-Tiranë dhe kthim, si dhe Peshkopi-Durrës e kthim. Për këtë arsye ata më datë 4 dhjetor kanë marrë leje për një protestë 5-ditore. Kundër kompanisë së liçensuar “A…sh.p.k.”
Gjatë kësaj proteste, drejtuesit e mjeteve të pa liçensuar, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Duke penguar shoferët e linjës së liçensuar. Si dhe kanë penguar pasagjerët që do të udhëtonin në drejtim të Tiranës dhe Durrësit. Policia njofton se në disa raste u ka tërhequr vëmendjen protestuesve që të protestonin në mënyrë të ligjshme. Pa penguar dhe pa cënuar rendin dhe qetësinë publike. Por një grup protestuesish të kryesuar nga A. K. dhe Xh. M, kanë penguar pasagjerët të udhëtonin drejt Tiranës. Duke qëlluar me sende furgonat, duke kanosur me fjalë për dëmtim dhe thyerje të mjeteve.
Policia e Dibrës është vendosur këtë të dielë tek terminali Peshkopi.
Aty kanë qenë grumbulluar shoferët që protestonin. Fillimisht iu është bërë e ditur që të mos pengojnë levizjen e automjeteve dhe pasagjerëve. Në prani të forcave të policisë, drejtuesit e mjeteve kanë rrethuar një furgon të subjektit të liçensuar dhe nuk lejonin pasagjerët të hipnin në të. Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar personat kryesore që nxitnin turmën. Pas veprimeve të para hetimore u proceduan penalisht shoferët.
Ata akuzohen për veprat penale të “Vetëgjyqesisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindjes ndaj urdhërave të punonjësve të policisë”.
10.12.2017