Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zhvilluar protestë përpara Kinemasë së qytetit po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit. Me parulla “Qeveria e drogës”, “qeveri e plehrave”, të rinjtë kërkuan largimin e kryeministrit.
Protestë përpara Kinemasë së Shkodrës ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit.
Kabineti qeveritar ndodhet që prej ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës ku edhe ka zhvilluar mbledhje e qeverisë, raporton oraNews.
www.lajm-shqip.com