Protesta e sotme është një organizim i Partisë Demokratike para parlamentit.
Partia Demokratike paralajmëron për protestë të fuqishme.
Opozita shqiptare paralajmëron sot për një protestë të fuqishme.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hyrë në selinë e PD rreth orës 8:00 .
Nga burime mediatike mësohet se ka nisur një mbledhje me Grupin Parlamentar të PD-së.
Ndërkohë që protestuesit do të jenë jashtë Kuvendit në orën 9:30.
Deputetët e PD dhe ata të aleatëve të saj do të hyjnë në Kuvend për të protestuar nga salla plenare.
Kësisoj, pritet një përballje e fortë politike e organizuar dhe e alternuar brenda dhe jashtë Kuvendit njëherësh.
www.lajm-shqip.com