Protesta e opozitës/ Deputeti demokrat: Situatë si në Venezuelë…
Deputeti i PD Agron Shehaj foli në lidhje me protestën popullore të thirrur një ditë më parë nga opozita.
Për “Radio popolare” në Milano, Shehaj tha se protesta u mbështet nga qytetarët në masivitet aq sa detyroi kreun e qeverisë të bëjë antimiting në Vlorë, njësoj si diktatori i Venezuelës Maduro.
Shehaj tha me tej se protestat do të vazhdojë deri në rrëzimin e sistemit të korruptuar që mbizotëron sot në Shqipëri.
“Ishte një protestë e thirrur nga qendra e djathtë ne Shqipëri që u kthye ne protestë popullore kur korrupsionit gjigand që ka në vend.
Një rast i fundit u faktua se si 30 milionë euro u vodhën me një skemë kompanie fantazmë ofshore e krijuar pak muaj më parë në shtetin amerikan të Delaëare. Se dy është faktuar se ne zgjedhjet e fundit janë përdorur banka kriminale nga pushteti për të bërë vota.
Protesta ngjan me situatën në Venezuelë sepse kreu i qeverisë organizoi një antimiting në jug ne vendit, në Vlorë për t’iu përgjigjur protestës popullore në kryeqytet. Protestat do te vazhdojnë. E ardhshmja do të jetë ditë e ente”, tha Shehaj.
Erjona Keta
17.02.2019