Protesta e “dhunshme” e opozitës/ 40 persona të shoqëruar…
Arrin në 40 numri i personave të shoqëruar për veprime të dhunshme gjatë protestës së opozitës një ditë më parë.
Mësohet se policia ka qenë në gatishmëri mbrëmjen e kaluar.
Shoqërime të shumta janë kryer edhe në Lezhë, Fier dhe Durrës.
Një natë më parë, policia shoqëroi 20 protestues.
Disa prej tyre u arrestuan me akuzën e dhunimit të ambjenteve publike.
Nga kamerat e sigurisë disa prej të shoqëruarve kanë rezultuar të jenë pikërisht personat që kanë kryer akte dhune gjatë protestës dhe janë arrestuar.
Por shoqërimi dhe ndalimi i protestuesve ka shkaktuar tension e përplasje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe policëve.
Deputetët e PD-së kanë kërkuar të takojnë protestuesit brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë, por oficerët e policisë nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.
Erjona Keta
17.02.2019