Protesta anullon parlamentin/ Çfarë pritet të ndodh?…
Jemi mësuar që kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, ta shohim cdo të enjte në sallën e kuvendit, duke mbajtur qetësinë dhe rendin e ditës.
Por sot, sipas njoftimeve të marra nga zyra e shtypit, pasi u anullua seanca e rradhës, Ruçi do të presë në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Republikës Ceke.
Natyrshëm lind pyetja, protesta anulloi parlamentin apo parlamenti protestën?
Anullimi i senacës së kësaj të enjteje duket se është bërë me qëllim amortizimin e protestës.
Mësohet se tema e diskutimit mes Ruçit dhe delegacionit çek do të jetë pikërisht për zhvillimet e fundit të ndodhur me politikën në vend.
Frika se kjo protestë mund të degradojë në dhunë, na bën të mendojmë anullimin e mbajtjes së seancës parlamentare.
Erjona Keta
21.02.2019