TIRANË- Brenda këtij muaji do të përfundojë harta e vlerës së tokës, që do t’i hapë rrugë kthimit fizik të pronës, një proces që do të nisë vitin e ardhshëm.
“Harta e re e vlerës, do të jetë në përputhje të plotë me cmimet e tregut. Miratimi i kësaj harte vlere do bëhet brenda e javëve që janë në vijim për 10 qarqet e para, për të vazhduar më pas edhe me qarqet e tjera duke përfshirë edhe kategori të ndryshme të sipërfaqeve te pronave dhe të natyrës së pronave që do të plotësojnë të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor për ti hapur rrugë fillimit të kompensimit fizik për pronarët. Vitin e ardhshëm do nisë kompensimi fizik”,- theksoi Halimi.
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi deklaron se do të krijohet edhe regjistri elektronik me të dhënat për pronat dhe vendimet që ka marrë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe gjykatat.
“Të të gjithë vendimeve të komisionit të kthimit dhe kompnesimit të pronave të dalë nga viti 1993, deri ne ditën e sotme, regjistër që do të adoptohet me të gjtihë vendimet e gjykatave që kanë ndryshuar vendimet e Komisionit të Kthimit të Pronave. Ky regjistër elektronik do të pbëhet publik”,- theksoi Halimi.
Këto deklarata ministri i Drejtësisë i bëri gjatë prezantimit të Avenir Pekës në postin e kryetarit të Agjenisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Peka zëvëndëson në këtë detyrë Elvis Çefën, pas votimit të këtij të fundit si nënkryetar të KLD-së.
21.08.2012
Burimi: Balkanweb