Të enjten në Lezhë në 551-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heorit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skenderbe”, u promovua libri me titull ” Skenderbeu Bashkëkohës”.
Autori i këtij libri, Ndue Dedaj shprehet në parathënien e librit se ka bërë mijëra kilometra nga Nishi e Prishtina, Plava e Gucia, Kastriot (Peshkopi), Kepi i Rodonit (Durrës), për të sjell gojëdhënat dhe gjurmët e Skenderbeut.
“ky libër nuk është libër i bërë në tavolinë, prej zyrës, prej studios, sikurse bëhen shumë libra dhe naj herë rezultojnë edhe plagjiatura. Prandaj ky libër ja vlen, sepse sjell freskinë e vet. Dhe më pëlqen se presori
nuk ka bërë “mirditorin” por e ka nxjerrë Skenderbeun prej të gjitha vendeve, e ka lënë të lirë Skenderbeun me lind ku të dojë ai”, u shpreh gjatë promovimit të librit Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta
Ndërsa Suela Bala vlerësoi se “qëmtimet e këtij udhëtimi nëpër Shqipërinë e Skenderbeut, vijnë të imëta, freskët, zhdërvjellët, bashkë me dijen e sistemuar mirë, stilin e skalitur të publicistit Dedaj. Fytyra e librit ka linjat dhe dritë-hijet e piktorit Pashk Pervathi, me një Skenderbe të portretizuar posatshëm për këtë botim”.
Visar Quni
20.01.2019