Prokuroria e Tiranës ka nisur ditën e sotme hetimet për drejtorin e Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Bëhet fjalë për Dionis Imerajn, i cili mendohet se ka kryer shpërdorim në bashkëpunim të detyrës te tatimet.
Ai mendohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Sipas burimeve konfidenciale të www.lajm-shqip.com, prokuroria ditën e sotme po sekuestron prova materiale në kuadër të hetimeve në Drejtorinë Tatimore të Tiranës.
Por kush është Dionis Imeraj, për të cilin prokuroria po sekuestron provat te tatimet?
‘Peshku’ i rradhës i cili pritet të preket nga vettingu më parë ka qenë drejtor i Drejtorisë së Tatimeve në Dibër.
Emri i tij nuk është shumë i padëgjuar përsa i përket skandaleve dhe aferave të korrupsionit.
Mbi një vit më parë, në nëntor të vitit 2016, Edi Paloka ka përmendur emrin e Dionis Imerajt në Parlamentin e Shqipërisë. Djali i xhaxhait i Dionis Imerajt ishte kapur me 75 kg drogë. Ai quhet Islam Imeraj dhe ka qenë shumë i afërt me kushëririn, Dionisin.
Në shtator të vitit 2016 Imeraj është akuzuar edhe nga partia demokratike për korrupsion në blerje votash, gjë që ai e ka përgënjeshtruar.
Vazhdon…
08.02.2018