Ligji i ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë mbështetet në katër shtylla kryesore.
Ato janë vlerësimi, ruajtja, administrimi dhe mbrojtja e trashëgimisë.
Në lidhje me pezullimin e projektit të Velierës në Durrës, Kumbaro tha se i kemi kërkuar bashkisë ndryshimin e projektit për të ruajtur muret që janë zbuluar gjatë punimeve.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka zgjedhur universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës për nisjen e turit shpjegues për ligjin e ri.
Ministrja Mirela Kumbaro: Kam kërkuar ndryshimin e projektit të Velierës
Kumbaro ka thënë se ligji ekzistues është miratuar që në vitin 2003 dhe nuk i përshtatet kohës. Ajo ka theksuar se Ministria e Kulturës do të jetë aktori kryesor në zbatimin e proejktligjit të ri së bashku me qeverisjen vendore dhe institucione të tjera.
Ligji i ri përbëhet nga 280 nene dhe në njëfarë mënyre mund të cilësohet si një kod për shkak të shtrirjes dhe përfshirjes me detaje të gjithçkaje që ka të bëjë me administrimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Kumbaro ka shtuar se për 25 vite me rradhë nuk ka pasur një inventar të monumenteve të kulturës ndërsa duke iu referuar godinës së kampusit të universitetit në Spitallë shtoi se askush nuk e di nëse këtu janë bërë kontrollet teknike të nëntokës.
Në hartimin e ligjit te ri kanë punuar Këshilli Kombëtar i Arkelogjisë dhe ai i restaurimeve.
Silvi Feimi
26.01.2018