Orët inteligjente të markës Apple mund të përdoren për të kontrolluar simptomat e Parkinsonit. Apple ka vënë në dispozicion zhvilluesa ndërfaqesh programacioni, që lejojnë krijimin e aplikimeve në gjendje të monitorojnë dy simptomat e sëmundjes, dridhjet dhe dyskinesinë (lëvizjet e pakontrolluara të muskujve) në mënyre konstante gjatë ditës.
Programacioni më i veçantë/ Apple Watch monitoron edhe simptomat e Parkinsonit

Në këtë mënyrë, mjeku mund të ketë akses dhe të dhëna të detajuara mbi simptomat e pacientit ditë pas dite dhe orë pas ore.
Ndërfaqet e programacionit të quajtura ”Movement Disorder”, bashkohen te ResearchKit, një platformë që lejon kërkuesit shkencorë të krijojnë aplikime për të mbledhur të dhëna për studimet shkencore. Parkinsoni nuk është e vetmja sëmundje për të cilat janë përdorur sensorët e Apple.
Kompania ”Cardiogram”, e specializuar në shëndetësinë dixhitale, ka demonstruar se orët e dorës mund të sinjalizojnë iktusin nëpërmjet të rrahurave të parregullta të zemrës.
Një ndryshim i fundit nga “Volvo” po e sjell këtë ëndërr një hap më pranë realitetit. Prodhuesi suedez i automjeteve së fundmi ka njoftuar për një update të ri të aplikacionit Volvo On Call. I cili ju lejon të kontrolloni funksione të ndryshme të makinës suaj nëpërmjet sistemeve operative Android, iOS ose telefonave Windows Phone.
Më parë “Volvo On Call” është lançuar si një system i sigurt. Ky i fundit lidh një shofer me një operator telefonik kur kërkon asistencë. Për shembull nëse airbag-u është aktivizuar “Volvo” dërgon shërbimin e emergjencës duke përdorur GPS.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
08.06.2018