Në Universitetin e Kornellit ndodhi një çmenduri. Një studente e prezantoi tezën e saj me mbathje pasi profesoresha e kritikoi për xhinset e shkurtra që kishte veshur.
Profesoresha kritikon studenten për xhinset e shkurtra. Ajo i heq fare.
Letitia Chai i hoqi rrobat përpara të gjithëve si shenjë proteste ndaj profesoreshës Rebekah Maggor e cila një javë më parë në provën e prezantimit kishte thënë:
“Seriozisht do e prezantosh me këto xhinse? Janë shumë të shkurtra. Meshkujt nuk do e kenë mendjen te prezantimi, por te trupi yt”.
Për këtë arsye, ajo u zhvesh gjatë prezantimit, duke lënë me gojë hapur të pranishmit.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
10.05.2018