Proçedohet vjedhësja e ujit në Përrenjas, nuk është proçeduar bashkëshorti, por bashkëshortja, edhe pse të dy për një vepër penale.
Kanë abuzuar me ujin e pijshëm me lidhje të paligjshme.
Sipas burimeve policore, specialistët e Krimit në Përrenjas, bënë referimin e materialeve në Prokurori.
Ky, për proçedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetases B.Ç. 47 vjeçe banuese në Përrenjas.
Sipas burimit në fjalë, proçedimi ndaj saj filloi gjatë kontrollit në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellësit.
Është konstatuar një lidhje e paligjshme e ujit të pijshëm me tubacionin e ujësjellësit.
46 vjecarja, u është shmangur matësit të ujit, me të cilën furnizonte lokalin e saj në Përrenjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. Akuza është për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi