Manifestimi kulturor tradicional ‘Karnavali-Koret 2018’ do të mbahet duke filluar prej datës 09 deri me 13 shkurt.
Këshilli i kësaj shoqate tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve. Përgatitje k për realizimin sa më të suksesshëm të këtij manifestimi kulturor.
Tradicionalisht në përmbajtjet e përgjithshme të manifestimit marrin pjesë grupe të shumta të koreve.
Grupe jo vetëm nga treva e Malësisë por edhe më gjerë.
Këtë vit, siç kanë njoftuar nga këshilli për organizim, do të tentojnë që manifestimi të ketë karakter ndërkombëtarë me pjesëmarrjen e grupeve të karnavaleve nga vende të rajonit.
Edhe pse kjo shoqatë përballet me vështirësi të shumta në përgatitjen dhe realizimin e programit, falë sukseseve të deritashme, meriton që ngjashëm që sikur në qytete tjera karnavale, të ketë përmbajtje sa më të gjerë ndërkombëtare.
Rikujtojmë se edhe viteve të mëparshme, përveç grupeve karnavale nga qytetet tjera në Mal të Zi, në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe grupe të karnavaleve nga Korça dhe Shkodra.
Në këtë mënyrë ai shndërruar në manifestimin më të madh kulturor në trevën e Malësisë.
Për Lajm-shqip
Kristjan Dukaj