Instituti i Gjeoshkencës njofton se sot pasdite priten reshje në pjesën më të madhe të vendit.
Priten reshje intensive. Rrezik nga përmbytjet.
Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive.
Në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane.
Kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Bregdeti: 11 °C / 16 °C
Vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
Vendet malore: 5 °C / 9 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.
Në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë, raporton syri.net.
www.lajm-shqip.com