Një qyp me florinj është gjetur në bodrumin e Teatrit “Cressoni”. Ka ndodhur në Como të Italisë. Ishin disa nga punëtorët ata që nisën prishjen e tij. Por kuptuan se diçka ndodhej në bodrum, nën gërmadha.
Prishën teatrin, por gjejnë qypin me florinj në bodrum…
Ministri i Kulturës Alberto Bonisoli në një njoftim për shtyp është shprehur: “Ende nuk dimë detaje të rëndësisë historike dhe kulturore të gjetjes. Kjo zonë po provon të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë. Një zbulim që më mbush me krenari” .Qypi me florinj është dërguar në laboratorin e restaurimit në Milano. Aty priten të merren detaje më të hollësishme rreth monedhave.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj