Prindërit e të ndjerit Merlos Mukaj, studentit 21 vjeçar të vrarë në Filadelfia të SHBA-së, kanë deklaruar se familja nuk kërkon ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri. Përmes një mesazhi të dërguar në Opinion.al, Shpëtim dhe Mimoza Mukaj, duke marrë shkas nga raportimi jo korrekt i disa portaleve, të cilat kanë shkruar se familja kërkon ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri. Ata luten të mos shpërndahen lajme të tilla të pavërteta. Pasi kjo është fyese, e rëndë dhe po i vret ata për së dyti.
Referuar mesazhit të dërguar, e vetmja gjë që kërkojnë prindërit është drejtësia për atë që e vrau djalin e tyre.
Ai ishte një student i shkëlqyer në Filadelfia.
Prindërit theksojnë se trupi i djalit të tyre do të mbërrijë në Shqipëri pas dy ditësh. Ai do të prehet përgjithmonë në qytetin e tij të lindjes, Tiranë.
Mediat amerikane bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Universitetit Drexel ku 21-vjeçari shqiptar, Merlos Mukaj ishte duke debatuar ashpër me të dashurën e tij.
www.lajm-shqip.com