Një çift rus janë akuzuar për përdhunimin e vajzës së tyre 12-vjeçare në mënyrë të tmerrshme. Sipas “The Sun” ata i kanë thënë policisë se donin të “trajnonin vajzën e tyre paraprakisht për kur të jetë e rritur”.
Nëna e fëmijës thuhet t’i ketë thënë policisë: “Më mirë ne, se disa maniakë”. Çifti i paidentifikuar, të dy 34 vjeç, akuzohen për pedofili. Ata thuhet se e kthyen fëmijën në një “skllav seksual”.
Prindërit janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim në Volgograd.
Nëse dënohen, mund të përballen me 20 vjet burgim.
Vajza thuhet se u përdhunua çdo ditë nga babai i saj. Shpesh me nënën në të njëjtën shtrat, nga dhjetori 2016 deri në mars 2017. Ajo akuzohet veçmas për “torturimin seksual” të fëmijës me një “organ artificial”.
Përpara gjykimit penal, çifti është hequr nga të drejtat e prindërve. Që do të thotë se ata janë të ndaluar të rrisin fëmijën e tyre. Ndërkaq vajza është vënë nën kujdesin e punonjësve social.
23.01.2018