Ata janë familja më e madhe në Britani dhe po presin fëmijën e tyre të 21 që të vijë në jetë. Sue Radford ka njoftuar se ajo është në pritje të foshnjës së saj të 21.
42 vjeçarja e cila në shtator të vitit të kaluar lindi fëmijën e saj të 20-të u shpreh se fëmija i rradhës do të ishte i fundit për të.
Presin fëmijën e tyre të 21, konsiderohen familja më e madhe në Britani.
Pavarësisht se familja e tyre është tepër e madhe dhe si rrjedhojë edhe kostot për ta mbajtur atë janë të mëdha, Sue dhe bashkëshorti 46 vjeçar Noel nuk marrin asnjë përfitim nga shteti.
Fëmija më i madh i familjes është 28 vjeç, ndërsa më i vogli 8 muajsh.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
30.05.2018