Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.
Presidenti Thaçi me anë të rrjetit social, Facebook, ka treguar se në emër të institucioneve të Kosovës, i ka shprehur gatishmërinë presidentit Meta që ta dërgoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile, shkruan Syri.net.
Presidenti Thaçi shkruan:
Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë.