Bota është më pranë konfliktit se kurrë më parë! Presidenti sirian Bashar al-Assad paralajmëron se ekziston një kërcënim serioz. Konflikti në vendin e tij mund të zgjerohet dhe të çojë në shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, shkruan “The Sun”. Assad-i i bëri komentet në një intervistë të dhënë kohët e fundit, në të cilën tha se tensionet mes SHBA dhe Rusisë kanë shkuar përtej Luftës së Ftohtë.
Presidenti paralajmëron: ‘Jemi në prag të Luftës së III Botërore’ …

Presidenti siruan, duke folur për gazetën greke “Kathimerini”, u shpreh: “Padyshim që s’është një Luftë e Ftohtë. Kjo është diçka më e madhe se një Luftë e Ftohtë, por më e vogël se lufta e mirëfilltë. Shpresoj që të mos shohim një konflikt direkt mes këtyre superfuqive, sepse kur kjo të ndodhë gjërat do të dalin jashtë kontrollit për pjesën tjetër të botës”.
Assad-i shpreson që të evitojë ndërhyrjen e jashtme në anën e armiqve të tij, në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet në shtetin tashmë të shkatërruan nga lufta. Eshtë e vërtetë se gjatë viteve të fundit, Siria është kthyer në epiqendrën e tensioneve mes superfuqive botërore dhe atyre rajonale, që kërkojnë të kenë influencë. Sakaq Rusia dhe Irani kanë dërguar trupa dhe materiale. për të mbështetur regjimin e Assad, që përballet me një rebelim të gjerë.
SHBA, Britania, Franca dhe Turqia, së bashku me Arabinë Saudite kanë mbështetur grupet rebele që luftojnë kundër Assad.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
12.05.2018