Presidenti Meta shkarkon nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO
Presidenti Meta shkarkon ambasadorin në NATO
Kreu i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të ambasadorit tonë në NATO.
Dekreti është bërë publik gjatë ditës së sotme.
Dekreti i Presidentit Ilir Meta:
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Leonard Demi.
Ambasador në NATO, rezident
DEKRET PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës;
Si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”;
Me propozim të Kryeministrit,
Dekretoj:
Neni 1
Z. Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10677
Tiranë, më 05.12.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META.
05.12.2017