Presidenti Meta kthen vëmendjen tek fëmijët: ‘Të reflektojmë për të sotmen dhe të ardhmen e tyre’
Presidenti Meta kthen vëmendjen tek fëmijët
Kreu i Shtetit, z. Ilir Meta, e ka kthyer vëmendjen sot posaçërisht nga fëmijët dhe të drejtat e tyre:
“Sot, në ditëlindjen e UNICEF, të reflektojmë për të sotmen dhe të ardhmen e fëmijëve, për të rritur përkujdesin e dashurinë.
Veçanërisht ndaj atyre pa kujdes prindëror.
Si dhe për të promovuar të drejtat e tyre e për t’ju garantuar të ardhmen në një Shqipëri më njerëzore.”, shkruan z. Meta në Facebook.
UNICEF
UNICEF, shkurtesa në anglisht për United National International Children´s Emergency Fund (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet), u themelua në 1946.
Fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës, ndërsa tani merret me mirëqenien e fëmijëve në vendet ne zhvillim.
UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve.
Po ashtu, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin e tyre të plotë.
Duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme.
Qendra e tij është në New York. Shqipëria është shumë aktive që nga viti 1992.
11.12.2017