Presidenti Ilir Meta këndon dhe i bie çiftelisë në Medvegjë
Presidenti Ilir Meta
Një video interesante është duke qarkulluar në rrjet, ku Presidenti Meta shihet teksa i bie çiftelisë dhe këndon këngën “Malet e Dibrës”.
Z. Meta, i cili ndodhej në Medvegjë, është pritur me këngë e valle nga banorët e kësaj komune.
Ndërsa në mbrëmje kreu i shtetit shqiptar i ulur në një tryezë me banorët e Medvegjes i është bashkuar atyre duke kënduar nën tingujt e çiftelisë.
Presidenti Meta vetë është nga Skrapari.
Por kujtojmë që ka një lidhje të fortë me veriun e Shqipërisë edhe pikërisht me Dibrën. Kjo për shkak se është vendi i bashkëshortes së tij.
Ndiqni video e publikuar nga gazetari i TV Klan Idro Seferi. Në të shihet z. Meta se si këndon dhe i bie çiftelisë bashke me banorët e Medvegjës në Gjilan.
27.11.2017