Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në Katovicë të Polonisë, ku ka takuar aktorin holliwoodian të filmave aksion Arnold Schwarzenegger.
Presidenti Ilir Meta në Poloni, takon Arnold Schwarzenegger

Këtë gjë Meta na e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ndërsa ka ndarë një foto nga takimi.
Presidenti ka shprehur kënaqësinë, ndërkohë që është i bindur se së afërmi Schwarzenegger do të vijë në Shqipëri.
‘Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri’, shkruan Meta.
Lorena Karasali
4.12.2018