Eleni Foureira, shqiptarja që përfaqësoi Qipron në Eurovizion ka qenë në qendër të vëmendjes së medias gjatë gjithë kohës. Kënga “Fuego” pati një sukses tepër të madh. Suksesi i asaj kënge bëri që Eleni të renditet në vendin e 2-të në Eurovizion. Këtë herë këngëtarja është diskutuar për shkak të një fotoje të Presidentit të Qipros Nikos Anastasiades me këngëtaren.
Presidenti i Qipros i sheh të pasmet Eleni Foureiras…
Presidenti e ka ftuar Elenin në Pallatin Presidencial në shenjë përgëzimi për atë çfarë ajo realizoi në Eurovizion.
“E ndjeja të nevojshme t’ju takoja nga afër për t’ju përgëzuar,”-u shpreh Anastasiades, por ky takim nuk u mbyll me kaq.
Në foton e publikuar Presidenti qipriot është duke parë të pasmet e këngëtares në çastin kur ajo është kthyer për të takuar personat e tjerë në takim. Kaq ka mjaftuar që kjo foto të kthehet në virale. Fotoja është komentuar në mediat greke, por jo vetëm.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
06.06.2018